EMRAT/ 4 shqiptarë e një irlandez arrestohen për trafikim të klandestinëve nga Belgjika në Britani
Një 51-vjeçar shqiptar ka pranuar se është përfshirë në një rrjet kontrabande njerëzish midis Britanisë së Madhe dhe Evropës.
Agjencia Kombëtare e Krimit tha se një varkë u ndalua të largohej nga Belgjika në tetor të vitit të kaluar.
Banet Tershana, 51 vjeç, pranoi se ishte bërë pjesë e shkeljes ose tentativës për shkeljen e ligjit të imigracionit, raporton BBC.
Shqiptari, nga Harmsworth Crescent në Hove, do të mbahet në paraburgim, ndërsa katër burra të tjerë do të dalin në gjyq pasi mohuan se ishin përfshirë.
Shqiptarët Arsen Feçi, 44 vjeç, Jetmir Myrtaj 44 vjeç, Klodian Shenaj, 48 vjeç dhe irlandezi Desmond Rice, 46 vjeç mohuan akuzën, të cilën Tershana e pranoi.
Ata do të përballen me një gjyq në Nottingham Crown Court më 24 korrik.