Nuk shënon në Serie A që prej shkurtit, Juventus do të vlerësojë ofertat për Vlahovic

 

Periudha aktuale e Vlahovic me fanellën e Juventusit, është një nga më të errëtat e karrierës së tij. Sulmuesi serb nuk po arrin dot të lërë gjurmë muajt e fundit në formacionin e bardhezinjve.

Hera e fundit kur 23-vjeçari ka dërguar topin në fundin e rrjetës për Juventusin, daton më 16 mars ndaj Freiburg në takimin e kthimit në Europa League.

Por ajo që duket më shumë në këtë mes, është se Vlahovic nuk shënon gol në Serie A që në fillim të muajit shkurt, pra plot 2 muaj.

Këto statistika nuk kanë lënë aspak të kënaqur drejtuesit e Juventusit që e blenë atë në janar të 2022 për plot 81.6 milionë euro. Sipas “Tuttomercatoweb”, klubi bardhezi do të vlerësojë çdo ofertë në merkaton e verës për sulmuesin.