FOTO/ Shtrohet iftar në 'Wembley' të Londrës
Qindra njerez u mblodhën në stadiumin"Wembley" në Londër, për një iftar të hapur në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në iftarin e organizuar nga organizata humanitare fituese e çmimeve "Ramadan Tent Project" e themeluar në vitin 2013, ishin të pranishëm rreth 1.000 persona
Gjithashtu mori pjesë dhe ambasadori turk në Britani, Osman Koray Ertas dhe kryebashkiaku i Brentit, Abdi Aden. Ertas vleresoi iftaret e hapura, duke thënë se projekti dërgon një mesazh respekti për diversitetin.
Duke folur për dritat e Ramazanit ne “Piccadilly Circus”, Ertas vuri në dukje se ekspozita, e cila u organizua për herë të parë në Londër, mbart mesazhe të fuqishme që arrijnë tek miliona njerëz. Ertas falënderoi britanikët për donacionet dhe fushatat për mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit ne Turkiye. Iftaret e hapura u mbajtën në stadiume te ndryshme të klubeve të futbollit të Premier Ligës gjatë Ramazanit, përfshirë Chelsea, Aston Villa dhe Brighton & Hove Albion.
Muaji i Ramazanit filloi me 23 mars ndërsa me 21 prill është dita e pare e festès se Fiter Bajramit.