Banorët në Nartë festojnë karnavalet: Pesë veta janë, ikën të gjithë

Me kostume shumëngjyrshe, këngë, valle dhe një atmosferë festive, banorët e Nartës kanë festuar Karnavalet.

Simbol i festës është largimi i së keqes dhe shpresa për një të ardhme më të mirë. 

Por edhe kjo festë pagane, nuk i ka shpëtuar plagës së shpopullimit. Për shkak të largimit të të rinjve, festa është zbehur, dhe po shkon drejt shuarjes.

“Të themi këto që sheh, 5 veta janë. Atëherë bënim karnavalet me 36 veta. Çdo vit e më pak se njerëzit u larguan shumë. Që gjithë të rinjtë kanë ikur, Greqi, Angli, kanë ikur të gjithë” u shprehën banorët.

Me shpresën se të rinjtë do të rikthehen, të mbeturit ende në Nartë, duan që ta trashëgojnë pas këtë traditë, por kanë pak besim.

Sinkron banoret

Karnavalet në Nartë kanë nisur që prej ditës së  djele, ndërsa festimet do të vijojnë deri ditën e martë.