VIDEO-SYRI TV/ U inaugurua në gusht të 2022, shkatërrohet rruga Selenicë-Peshkëpi
Pak muaj pasi u inaugurua, dëmtohet rruga e re Peshkëpi-Selenicë. Denoncimin e bëri kandidati i opozitës për bashkinë Selenicë, Leonard Rakipaj, i cili tha se në këtë rrugë janë investuar 9 miliardë lekë, por punimet janë kryer pa cilësi.
Nga SYRI TV
Kandidati i opozitës për bashkinë Selenicë, Leonard Rakipaj denoncoi punimet e dobëta në rrugën Peshkëpi-Selenicë, e cila vetëm pak muaj pas inaugurimit, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të dytë.
Sipas Rakipajt, 9 miliardë lekë të investuara në këtë rrugë, duket se kanë shkuar dëm, pasi punimet janë kryer pa cilësi dhe standarde.
Rakipaj u bëri thirrje qytetarëve të Selenicës, që në 14 maj të votojnë atë për kryetar bashkie, në mënyrë që të marrin fund abuzimet me taksat e tyre.