‘Votoni numrin 5, Belind Këlliçin’, Gjokutaj: Për Tiranën e vërtetë e jo atë të masakruar

Avokati Genc Gjokutaj nga Partia e Lirisë shkruan se duhet votuar për Tiranën e vërtetë dhe jo atë që është masakruar sot nga bashkia aktuale.

Ai shton se duhet votuar për kandidatin e opozitës Belind Këlliçi, që është numri 5 në listën e votimit për Tiranën.

Gjokutaj: Në 14 Maj, Bashkë Fitojmë! Po, Bashkë do të Fitojmë nëse votojmë për Tiranën e vërtetë dhe jo të masakruar si sot! Tirana thërret si asnjëherë, së pari të dalim të votojmë dhe së dyti të votojmë nr. 5 për kryetarin Belind Këlliçi dhe nr. 1 për këshilltarët!

Një nga kandidatët për Këshilltar jam edhe unë Av. Genci Gjokutaj! Ju përulem me nderim nëse do të më votoni! Dhe me po atë përulje e nderim do t’ju shërbej!