VIDEO/ U dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi, dalin pamjet kur 28-vjeçarja transportohet në spital

Një 28-vjeçare është dhunuar për gati një javë nga bashkëjetuesi i saj Gleard Gusholli. E reja është marrë në mbrojte nga policia.

Ndërkohë Syri tv ka siguruar një video ku shihet momenti, kur e reja shoqërohet për në spital.

Ngjarja ndodhi në një apartament në Tiranë, ku çifti bashkëjetonte prej pak kohësh.

Vajza, deklaroi se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa shtoi se nuk ishte hera e parë që ajo kishte rënë pre e dhunës.