Georgina Rodriguez ‘kryqëzohet’ sërish në rrjet, shkak sjellja ndaj miqve të saj

Georgina Rodriguez po merr së fundmi goxha kritika të ashpra për sjelljen që ka ndaj miqve të saj.

Në fakt, partnerja e Cristiano Ronaldos është cilësuar si egoiste dhe nuk është aspak e sjellshme për mënyrën se si vepron.

Ndjekësit nuk i kanë anashkaluar poshtërimet që ajo i bën miqve të saj.

E gjitha nisi kur ajo i kërkon njërit prej tyre t’i veshë një palë çizme. Dhe ajo që është më e habitshme, shoqja e saj pranon ta bëjë këtë pa hezitim por Georgina është justifikuar duke thënë se ishte ‘shtazënë dhe nuk mund të përkulej’.

Por poshtërimet vazhdojnë. Georgina tregon para vajzave çantën e re Hermes që ka mbërritur dhe pa hezituar u thotë “mos e prekni me duar, merrni me këtë”, duke mbështjellë dorezën me një copë që ndodhej në kutinë e çantës.

Dhe thuhet se këto situata duket se nuk po i pëlqejnë aspak Cristiano Ronaldos, gjë që po shkakton thashetheme për një përçarje. Në fakt, tashmë po spekulohet për një krizë mes çiftit.