Behar Haxhiu i përgjigjet Manjës: Mos u jep mend kurbinasve, po kërkoju falje bulqizakëve për Lefter Allën!

Kandidati demokrat i dalë nga primaret për Bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiu i është përgjigjur Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja i cili i ka treguar kurbinasve se kë të votojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

‘Personazhi komik i “Dosjes 184” Ulsi Manja në vend që të shkojë në Bulqizë dhe t’u kërkojë falje atyre qytetarëve të nderuar që u kërkoi votën për Lefter Allën, paska ardhur në Kurbin për t’ju dhënë mend banorëve të kësaj treve se kë të votojnë në 14 maj’, shkruan Haxhiu në Facebook. 

Postimi i plotë:

Ulsi, mos u jep mend  kurbinasve, po kërkoju falje bulqizakëve për Lefter Allën!

Personazhi komik i “Dosjes 184” Ulsi Manja në vend që të shkojë në Bulqizë dhe t’u kërkojë falje atyre qytetarëve të nderuar që u kërkoi votën për Lefter Allën, paska ardhur në Kurbin për t’ju dhënë mend banorëve të kësaj treve se kë të votojnë në 14 maj. 

Falë vizonit të Manjës, vetëm në Peshkopi në 8 vite janë ndërruar 4 Kryetarë Bashkie, duke mos mbyllur asnjëri mandatin e tij. 

Një kryebashkiak në detyrë i Peshkopisë dhe një kryebashkiak në detyrë i Bulqizës kanë përfunduar në pranga dhe për këto “arritje”,  Partia Socialiste e gradoi shokun Manja duke e sjellë të deleguar politik në një qark të rëndësishëm si Lezha. 

Ulsi, ta harroni se mundeni që me presione e fasadë do ta tjetërsoni vullnetin e qytetarëve të kësaj treve, që në 14 maj do t’i bashkohen ndryshimit të madh që do t’i rikthejë Kurbinit identitetin dhe dinjitetin.

Ndryshimi i shumëpritur në 14 maj dhe dëshira për një të ardhme më të mirë na bën bashkë në këtë rrugëtim të ri.

#VotoNr1️⃣BeharHaxhiu

#BashkëFitojmë

#KurbiniNëDuarteTua