E ardhmja e Inzaghit varet nga Benfica, Inter i vë kusht gjysmëfinalen e Championsit
Pankina e Simone Inzaghit është duke u lëkundur. E ardhmja e trajnerit të Interit do të vendoset vetëm pas ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League.
Sipas raportimeve të medieve italiane nëse Benfica përmbys rezultatin e parë 0-2, atëherë Inzaghi do të duhet të largohet menjëherë nga kreu i stolit të “zikaltërve”.
Klubi italian i ka vendosur kusht trajnerit kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League ose e ardhmja e tij do të jetë e rrezikuar.