SYRI TV/ Departamenti i Shëndetësisë në PD, takime në Korçë e Pogradec: Do përmirësojmë jetën e qytetarëve
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, doktor Ilir Alimehmeti zhvilloi takime me mjekë në Korçë dhe Pogradec. Të pranishëm në këto takime ishin dhe kandidatët e opozitës për këto bashki, Ledina Alolli dhe Zini Tollozhina, të cilët u angazhuan që pas 14 majit të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve
SYRI TV
Departamenti i Shëndetit në Partinë Demokratike ka vijuar turin e takimeve me mjekë në rrethe të ndryshme. Kreu i këtij departamenti, Doktor Ilir Alimehmeti së bashku me kandidaten e opozitës për bashkinë Korçë, Ledina Alolli zhvilluan takim me mjekë të këtij qyteti.
Në fjalën e saj, kandidatja e opozitës për bashkinë Korçë Ledina Alolli u shpreh se në fokusin e punës së saj do të jetë krijimi i kushteve të mira për mjekët dhe punonjësit e sektorit të shëndetësisë, pasi të marrë detyrën si kryetare e bashkisë.
Doktor Ilir Alimehmeti u shpreh se përmirësimi i cilësisë së jetesës, që lidhet kryesisht me shërbimet që ofron pushteti lokal, ndikon edhe te shëndeti i popullatës.
Pas Korçës, takimi me mjekët u mbajt edhe në Pogradec, ku ishte i pranishëm kandidati i opozitës për bashkinë e këtij qyteti, Zini Tollozhina, i cili u angazhua që pas 14 majit të punojë për qytetarin.
Takimet e departamentit të shëndetësisë me mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë, do të mbahet në të gjithë Shqipërinë, ku fokusi kryesor është mbledhja e të dhënave për situatën që po kalon sistemi shëndetësor aktualisht.