SYRI TV/ Aksi Apolloni - bypass penalizon fermerët, rruga pa mbikalime dhe nënkalime

Ndërtimi i aksit rrugor që lidh parkun arkeologjik të Apollonisë me bypass-in e Fierit ka krijuar probleme për fermerët e fshatit Shtyllas. Tokat e tyre janë ndarë në mes nga ndërtimi i rrugës, e cila nuk ka mbikalime apo nënkalime. Për këtë arsye fermerët detyrohen të bëjnë disa kilometra rrugë për të shkuar në ara.

Nga SYRI TV

Ky aks rrugor që lidh autostradën me parkun arkeologjik nuk ka parashikuar ndërtimin e nënkalimeve apo mbikalimeve për fermerët.

Banorët shprehen se u duhet të bëjnë kilometra rrugë për të shkuar në tokat e tyre bujqësore, teksa për ta kjo është kosto e madhe financiare dhe kohe.

Një tjetër shqetësim për banorët, është mosmarrja e dëmshpërblimit për tokat që u janë marrë nga ndërtimi i rrugës por edhe i bypass-it Mbrostar-Levan ndaj banorët e fshatit Shtyllas kërkojnë zgjidhje për këtë situatë.