VIDEO/ Po transportonte 11 emigrantë me furgon, arrestohet 46 vjeçari nga Shkodra në Sarandë

Një 46 vjeçar nga Shkodra, Gjovalin Shkambi është arrestuar në Sarandë pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi/ Policia Kufitare Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”.

U kap në flagrancë teksa transportonte 11 emigrantë, me furgon, për të kaluar ilegalisht  kufirin, arrestohet 46-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven”.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

46-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅