KAFE SHQETO/ Arjan Hoxha: Rakip Suli, 32 tendera me flamur të kuq

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha deklaroi në emisionin “KAFE SHQETO”, se kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli po kryen tendera abuzivë për asfalt elektoral.

Hoxha tha se janë 32 tendera me flamur të kuq nga Rakip Suli.

Ai u shpreh më tej se po bëhen tentativa për të intimiduar votuesit në Kamëz.