Kim dështon në photoshop dhe njerëzit janë gati t’ia vënë në dukje

Kim Kardashian photoshop-oi dhe postoi një foto në Instagram dhe njerëzit menjëherë e vunë re! Ylli 42-vjeçar publikoi një foto në të cilat kishte veshur rrobat e banjës së markës së saj, Skims dhe ndjekësit komentuan se në fakt, asaj i mungonte gishti i mesit dhe se pjesa e kofshëve ishte e edituar.

Direkt vërshuan komentet dhe “Ku është gishti i mesit?”, pyeti dikush.

Një tjetër komentues tha që kaq shumë editim është absurd. “Thjesht posto një foto normale. Askujt s’i intereson. Je në të 40-tat”.

Kim njihet për “fiksimin” e saj për të pasur fotot perfekte, por sa herë ka dështuar në photoshop, njerëzit s’e kanë kursyer aspak.

Klani Kard-Jenner është vënë shpesh në shënjestër të komenteve mbi Photoshop-in dhe mënyrën se si ndikojnë te vajzat dhe gratë, pasi krijojnë një imazh të rremë për trupin në rrjetet sociale, por ato s'është se kanë në plan të ndalojnë së edituari fotot.