'Beteja të përgjakshme të papara' po ndodhin në Bakhmut, raporton ushtria ukrainase
Forcat ukrainase kanë raportuar ‘beteja të përgjakshme të papara” në Bakhmut, ndërkohë që Kievi vazhdon me dëshpërim të ndalojë ofensivën ruse në qytetin lindor të sulmuar.
“Beteja të përgjakshme të pangjara në dekadat e fundit po zhvillohen në mes të zonës urbane të qytetit”, tha Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i komandës ushtarake lindore të Ukrainës.
“Ushtarët tanë po bëjnë gjithçka në beteja të përgjakshme dhe të ashpra për të mposhtur aftësinë luftarake të armikut dhe për të thyer moralin e tij”, tha ai për mediat ukrainase.
Në deklaratën e fundit ku pranoi hapur rolin kyç të Ëagner-it në luftën pranë Bakhmutit, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të dielën se njësitë sulmuese nga grupi mercenar kishin kapur dy lagje në periferi të qytetit - me mbështetjen e njësive ajrore nga ushtria e rregullt ruse.
Bakhmut, një ish-qendër minierash, tashmë e shkatërruar në masë të madhe, ka qenë një objektiv kryesor i fushatës mujore të Rusisë në lindje të Ukrainës.
Kapja e tij do t'u jepte forcave ruse një fitore të shumëpritur në fushën e betejës dhe potencialisht do t'u hapte rrugën atyre për të kërcënuar qytetet kryesore të mbajtura nga ukrainasit në rajon, si Sloviansk dhe Kramatorsk.
Rritet numri i të vdekurve në Slloviansk
Numri i të vdekurve nga sulmet me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Sloviansk, shkoi në 13 të dielën, tha shërbimi shtetëror i emergjencës i Ukrainës.
Kjo pasi ekipet e shpëtimit nxorrën trupin e një burri nga rrënojat e një pallati, sipas shërbimit të emergjencës shtetërore.
Në një postim në Telegram, agjencia tha se më shumë njerëz mund të mbeten të bllokuar në rrënoja, por nuk specifikoi nëse ata ishin gjallë apo të vdekur.