VIDEO/ Këlliçi: Autobusi falas tek 'Air Albania', qendër rinore lëvizëse në Tiranë
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh sot në studion e 'KAFE SHQETO' te SYRI TV se projekti i Transportit Publik Falas, është lajtmotivi i fushtës që ka sjellë një reagim masiv të qytetarëve.
Këlliçi, pas simbolikës në hapjen zyrtare, ku u shfaq dy ditë më parë, në Air Albania me një autobus, tha se ky mjet është shndërruar tanimë deri në ditën e zgjedhjeve, në qendrën rinore lëvizëse.
Kandidati i opozitës sqaroi se ky autobus do të jetë në qarkullim në Tiranë, në dispozicion të të rinjve, votuesve për herë të parë, të cilët do të kenë mundësinë që në këtë shëtitje, të mësojnë edhe më shumë për programin e Këlliçit.
Autobusi është këto ditë në duart e Forumit Rinor të PD, të cilët do të ndërmarrin një sërë aktivitetesh. Kjo është një risi në fushatë.