KAFE SHQETO/ Këlliçi: Si lehtësohet trafiku me nënkalimin në qendër
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, sqaroi sot në mengjes në studion e KAFE SHQETO në SYRI TV, edhe një herë projektin për nënkalimin te sheshi 'Skënderbej', që do të mundësojë lehtësimin e trafikut në Tiranë, në një nyje shumë problematike sot.
Kelliçi u shpreh me hartë në dorë, se si do bëhet lëvizja e makinave në drejtimin veri - jug e anasjelltas, duke lidhur bulevardin kryesor me këtë ndërhyrje.
Kandidati për Bashkinë e Tiranës u shpreh se projekti është bërë nga specialistë të shquar të fushës dhe ka kosto rreth 4.5 mln euro, por do të jetë një zgjidhje e madhe për qytetin.
Përllogaritet që me këtë nënkalim, të kursehet gjysma e kohës dhe e stresit që qytetarët e Tiranës kalojnë çdo ditë në trafikun torturues.
Gjatë bisedës në studio, Kelliçi u është përgjigjur dhe telefonatave të shikuesve, ku ka folur për paketën e plotë që ai ka për zbutjen e kostos së jetesës, me transportin publik falas, uljen e taksave dhe tarifave, dhe mbështetjen për familjet.