NDIQNI VIDEON/ Alibeaj e Veliaj me fjalim të përbashkët kundër demokratëve
Mitingu madhështor i koalicionit "Bashkë Fitojmë" të shtunën në "Air Albania" ka tronditur jo pak mazhorancën.
Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e shqiptarëve në shkallët e stadiumit dhe entuziazmi është ajo që Edi Rama, Erion Veliaj dhe Enkelejd Alibeaj nuk do të donin ta shihnin.
Edi Rama ka zgjedhur të heshtë sepse e di mirë që çdo fjalë prej tij shton radhët e simpatizantëve të PD.
Por ka zgjedhur të nxjerrë Erion Veliajn, thjeshtë për ta keqpërdorur. Veliaj sulmoi demokratët që u mblodhën te "Arena" duke pretenduar se disponon edhe shifrën e kostove të organizimit të çeljes së mitingut.
Po ashtu Rama nxori edhe Enkelejd Alibeajn po për të atakuar mbështetësit e PD.
Dhe këtë e bën hapur fare pasi si Veliajt ashtu edhe Alibeajt, Rama iu ka dhënë të njëjtin fjalim.
Erion Veliaj: Kur pashë ato shpezimet në stadiumet në stadium, të të shkojë 100 mijë euro,ndërkohë që flet tërë kohën për varfërinë. Një parti poltike që nuk merr as lekë nga KQZ. Pyetja është: nga vijnë lekët?.
Enkelejd Alibeaj: 200 mijë euro vetëm për një event. Pyetja është fare e thjeshtë, ku i gjejnë paratë, ku i gjejnë paratë?.
Edhe pse për të sulmuar opozitën janë të parët që dalin villnetarë të Edi Ramë, Alibeaj dhe Veliaj dy pyetjeve nuk u japin përgjigje dot: Alibeaj nuk tregon dot se ku e ka vëllanë dhe Veliaj nuk tregon dot sa herë ka qenë në Iran.
Alibeaj edhe pse nuk ka kandidatë në 61 bashkitë e vendit, mori 2 mln dollarë nga Edi Rama për të përçarë aq sa mundet opozitën. Mision të cilit ai po i shërben.