Lamtumira e Kroos nga futbolli? Mesfushori gjerman merr vendimin
Para pak kohësh, Toni Kroos po mendonte seriozisht që në fundin e këtij sezoni t’i jepte lamtumirën futbollit të luajtur. Kontrata e mesfushorit gjerman me Real Madrid, skadon në qershorin e këtij viti.
Megjithatë, duket se “Los Blancos” nuk do të lejojë që veteranët e tyre të largohen kaq shpejt. Sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, Toni Kroos është shumë pranë rinovimit të kontratës me 14 herë kampionët e Europës deri në vitin 2024.
Pas disa javësh reflektimi, ish-mesfushori i Bayern Munchen kishte menduar mundësinë për t’i dhënë lamtumirën futbollit, por jo. Pranë rinovimit edhe për një sezon me Real Madrid duket edhe veterani Luka Modric