", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/16/auto_999999999999999999999999999999999999999991681662329.png", "width": 900, "height": 506 } }

ISW: Rusia do të rekrutojë ushtarë në rajonin e Luhanskut

Kreu rus i Luhanskut ka nënshkruar një dekret që autorizon rekrutimin e ushtarëve gjatë pranverës dhe vjeshtës.

Qyteti lindor i Ukrainës u pushtua nga forcat ruse vitin e kaluar dhe u aneksua me vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin pas një serie referendumesh të rreme, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga Ukraina dhe Perëndimi.

Rusia i referohet rajonit si Republika Popullore e Luhanskut, por kjo nuk njihet nga bota perëndimore.

Dekreti thotë se cikli i rekrutimit pranveror në Luhansk do të përputhet me atë pranveror rus, i cili do të zgjasë nga 1 prilli deri më 15 korrik, tha Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW).

Megjithatë, duke pasur parasysh se ky cikël ka vazhduar tashmë për më shumë se dy javë, është e paqartë se si autoritetet planifikojnë të zbatojnë rekrutimin.

Është gjithashtu e paqartë se ku do të shërbejnë këta rekrut, pasi autoritetet ruse kanë mohuar se rekrutët e tjerë do të luftojnë në Ukrainë.

“Njoftimi i Leonid Pasechnik bie ndesh drejtpërdrejt me pretendimin e Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov, më 30 mars se rekrutimi nuk do të ndodhë në Ukrainën, duke theksuar mungesën e koordinimit dhe planifikimit të qëndrueshëm midis organeve të qeverisë ruse dhe përjashtimin e autoriteteve ligjore nga proceset vendimmarrëse”, tha ISW.