Duel titulli në Elbasan, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Tirana-Egnatia

Tirana pret Egnatian në sfidën e fundit të javës së 29-të që luhet në Elbasan, me të dyja skuadrat që janë pjesë e garës për titull.

Bardheblutë kërkojnë të marrin tre pikët në mënyrë që të “arratisen” disi nga rivalët e tjerë.

Nga ana tjetër, rrogozhinasit jo vetëm që do të përforconin pozitat në garën për Europë, por fitorja e mundshme do t’i afronte ata akoma dhe më shumë me dy ekipet e kreut.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behirtaçe, Përgjoni, Aleksi, Haxhiu, Hila, Lushkja, Abazaj, Hasani.

Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Memolla, Atanda, Musta, Zejnullai, Fernando, Mëllugja, Kasa, Malota, Duamena.

Trajner: Edlir Tetova