Dy gola të anulluar dhe tension i tifozëve në fundin e ndeshjes, Kukësi-Vllaznia mbyllet në barazim pa gola

 

Përfundon në barazim pa gola ndeshja midis Kukësit dhe Vllaznisë e luajtur në ‘Kukës Arena’. Një pikë e vlefshme që kërkojnë të largohen nga zona e rënies. Të besuarit e Hallaçit aktualisht janë në vendin e 7-të të renditjes.

Për sa i përket Vllaznisë, ky barazim nuk i duhet aspak, duke e lënë vendin e katërt me pikë të barabarta me Egnatian e vendit të 3-të, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.