Përdhosi flamurin kombëtar, plasin reagimet ndaj imamit Mazllami

Imami Mazllam Mazllami gjatë kësaj jave mori shumë vëmendje për shkak se mori një veturë luksoze nga ‘xhemati’ i tij dhe për shkak se e gjithë ajo çoi edhe në një spirale dhune. Por, përkundër një paraqitjeje të moderuar së fundi, duket se imami kishte komente përdhosëse ndaj flamurit kombëtar.

E këtë akt e ka quajtur fyes dhe të rëndë, deputeti i LVV-së, Halil Thaci.

Ai ka thënë se prokuroria e shtetit nuk duhet të qëndrojë e heshtur përballë në ofendimi të tillë.

“E rëndë dhe e vrazhdë fyerja dhe ofendimi i dëshmorëve të kombit dhe flamurit kombëtarë nga një predikues i fesë islame. Fyerja e dëshmorëve të kombit dhe përdhosja e flamurit kombëtarë duhet të cilësohet si vepër e rëndë penale. Prokuroria e shtetit nuk duhet të qëndrojë e heshturë përballë një ofendimi të tillë.”, ka shkruar ai.

Për këtë veprim ka reaguar edhe ish ambasadorja, Alma Lama.

“Nga ana tjeter disa familje te deshmoreve kane pranuar qe bijve te tyre te rene per lirine e Kosoves, e te varrosur me flamur kombetar, t‘iu kendoje nje pseudokengetar islamist. Koha per te ngritur vetedijen!!!!”, shprehet ajo.

E hic më mirë nuk e priti as Rushit Rimanishta, i cili ia ktheu hoxhës dukë thënë se edhe të gjithë librat janë vetëm një letër e bërë nga celuloza.

“Ky hoxha i Prizerenit paska thanë që flamiri kuq e zi është veç harrën, leckë. Me i tregue qe edhe krejt librat, a ma krejt jan veç letër, letër e bane prej celuloze”, shkruan ai.

Ndërkaq, sipas Dibran Hoxhës, i doli boja hoxhës, teksa pyet se si bihet shehid.

"I dul boja Mazllumit
Shehid nuk bihet qysh po thote dikushi...
Kallxona hoxhe qysh bihet shehid?!", shkruan ai në Facebook.

Ndryshe kjo deklaratë e hoxhës ka ngjallur reagime të shumta në tërë opinionin publik. /Syri.net Kosova