E kërcënuan me jetë, FSHF kthen përsëri në fushë gjyqtarin Juxhin Xhaja

Gjyqtari Juxhin Xhaja do të drejtojë ndeshjen mes Laçit dhe Partizanin në orën 15:00 të vlefshme për javën e 29-të të Superiores.

Që pas ngjarjes të tmerrshme kur u kërcënua me jetë së bashku me familjen e tij, kjo është sfida e parë që ai do të drejtojë.

Rikujtojmë që Xhaja do të arbitronte duelin mes Kastriotit dhe Bylisit, por kjo nuk ndodhi për shkak të kërcënimit të arbitrit.

FSHF ka zgjedhur ta kthejë përsëri në fushë, duke harruar ngjarjen e tmerrshme.