Aksidenti i frikshëm me makinë, Lacio tregon situatën shqetësuese të Immobiles

Kapiteni i Lacios, Ciro Immobile së bashku me vajzat e tij është përfshirë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm. Klubi ka dalë në një deklaratë për shtyp teksa ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të futbollistit. [resize]

“Sulmuesi pësoi një traumë me shtrembërim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë në brinjën e 11-të nga ana e djathtë. Kushtet aktualisht janë të mira. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë”, u tha në deklaratë