Chelsea në krizë rezultatesh, tifozët e klubit anglez debatojnë me presidentin
Presidenti i Chelseat, Tod Boehly gjatë ndeshjes së djeshme kundër Brighton debatoi me tifozët e klubit të tij të cilët kishin shumë për t'i thënë.
Tifozët e Chelseat fajësojnë më së shumti pronarin e tyre të pasur amerikan për shpërdorimin e parave për lojtarët që sinqerisht nuk e kanë treguar veten në fushë dhe nuk justifikuan shumën e shpenzuar.
Todd Boehly speaks to fans after the team's defeat! #CHEBHA pic.twitter.com/4gGBs1Q0bL
— CFC Pics (@Mohxmmad) April 15, 2023
Kriza e rezultateve në të cilin ata gjenden është zgjeruar edhe dje, duke pasur parasysh se Brighton doli me tri pikët nga Stamford Bridge dhe kështu i shkaktoi Chelseat humbjen e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet.
Mysafirët nga jugu i Anglisë triumfuan 2-1 me golat të Welbeck dhe Encis, ky i fundit shënoi një gol spektakolar në minutën e 69-të. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Gallagher.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, skuadra londineze nuk e di se çfarë do të thotë fjala fitore, e cila është vetëm dëshmi e krizës në të cilën ndodhen.
Trajneri Frank Lampard, i cili është në mandatin e tij të dytë në klub, ka një punë të vështirë dhe një mision të pamundur për të kapërcyer avantazhin 2-0 të Realit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.