Të gjithë në shesh për ‘Babanë e Kombit’, festime të mëdha në Korenë e Veriut
Fishekzjarrë, kërcime dhe ovacione në sheshet kryesore në Penianit për të shënuar 111 vjetorin e lindjes së Kim Il Sung, i cili konsiderohet dhe si themeluesi i Koresë së Veriut.
Në një event që u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror, mijëra studentë u shfaqën duke festuar këtë ngjarje të rëndësishme dhe për të parë fishekzjarrët që u hodhën në nder të Kim Il Sung përgjatë lumit Taedong.
Të gjithë të pranishmit ishin me maska në fytyrë, ndërkohë që Kim Jong Un, lideri aktual dhe nipi i themeluesit të kombit, nuk u pa mes drejtuesve të tjerë.
15 prill që njihet ndryshe dhe si ‘Dita e Diellit’ është festa më e madhe e vitit në Korenë e Veriut.