Tayna përdori Inteligjencën Artificiale dhe rezultati ishte qesharak, reperja s’i kursen ‘kunjat’ për kolegët

Inteligjenca artificale po zë një vend shumë të madh në jetën tonë e pritet që të zëvendësojë edhe disa profesione. Mes tyre duket se edhe atë të tekst shkruesit. Këtë e provoi reperja Tayna, e cila ka ndarë në ‘instastory’ rezultatet.

‘I thashë Al që të më shkruante një këngë. Kjo po del jashtë kontrollit’– shkruan ajo duke qeshur, ndërsa shihet se inteligjenca artificiale i ka bërë një këngë të plotë.

Më pas, reperja me ironi thotë se kushdo mundet ta përdorë të bëjë disse.

‘Muni me përdor qit Al me qit naj diss të fortë sa të paguni ghost-a. Vec ide, po thomm’