Notat/ Më i miri në fushë derisa u zëvëndësua, Inzaghi heq Asllanin dhe e pëson rëndë
Ashtu si kundër Salernitanës javën e kaluar, Kristjan Asllani e nisi sërish si titullar për Interin nëndeshjen e djeshme ndaj Monzas në San Siro.
Por, ashtu si javën e fundit, ashtu edhe në këtë ndeshje, trajneri Inzaghi duket se e sheh ndryshe performancën e tij. Përsëri u zëvëndësua në minutën e 71’ pavarësisht se deri në këtë pikë të lojës, kishte notën më të mirë nga zikaltërit, 7.2 sipas SofaScore.
Në një pikë të sezonit ku rotacionet janë jetike, Inzaghi përsëri nuk i jep minutat maksimale mesfushorit shqiptar dhe inkuadroi në fushën e lojës, 3 titullarët Mkhitaryan, Calhanoglu dhe Barella teksa jemi 3 ditë larg ndeshjes së kthimit me Benfican.
Dhe, ashtu si në ndeshjen e fundit, Interi e pëson sërish pas daljes së Asllanit. Monza merr një fitore në mes të San Siros duke lënë Interin jashtë zonës Champions.