VIDEO/ Rama 'rrëshqet' në Kavajë: Pse e doni mbrapsht gjithmonë?

Edi Rama në mungesë të bilancit qeverisës dhe premtimeve për 4 vitet e ardhshme të bashkive, zgjedh të fyejë dhe ofendojë qytetarët.

E bëri në Durrës, ku në vend që të mbante përgjegjësi për punët e pa kryera dhe aferën e Portit të Durrësit, zgjodhi të sulmonte kundërshtarët politikë. Asnjë premtim për në vijim sepse është koshient që shqiptarët nuk e besojnë më.

Por në Kavajë ofendimet ndaj qytetarëve ishin edhe më të rënda.

Ai iu drejtua kavajasve me pyetje perverse dhe në kontekst seksual, të tipit: "Pse e doni gjithmonë mbrapsht"?

Kjo deklaratë ka dalë nga goja e kryeministrit në takimin që pati me banorë të Kavajës.

"Luzi e di drejtim, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç'e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s'e kuptoj?", iu drejtua Rama, kavajasve.