Ronaldo ‘i bën ofertë’ për t’u transferuar tek Al-Nassr, sulmuesi e refuzon

Wilfried Zaha ka refuzuar një super ofertë nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve të medieve britanike, sulmuesi i Crystal Palace i ka thënë jo kontratës miliona dollarëshe me Al Nassr, skuadra ku aktualisht luan Cristiano Ronaldo.

Duket se vetë Ronaldo ka qenë propozues për afrimin e Zaha, megjithatë ky i fundit nuk ka pranuar largimin nga Premier League.