VIDEO/ Messi dhuron spektakël me këtë gol, shihni ‘magjinë’ e kampionit të Botës

Paris Saint Germain e ka mbyllur në avantazh 3-0 pjesën e parë të takimit kundër Lens.

Lionel Messi realizoi golin e tretë ë minutën e 40-të, në një aksion model.

Dy golat tjerë për ekipin e PSG-së në këtë mbrëmje i shënuan Mbappe dhe Vitinha.

Lens është me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 19-të, pas kartonit të kuq nga Abdul Samed.

Shihni në videon e mëposhtme “magjinë” e kampionit të Botës.