VIDEOLAJM/ 'Do udhëtojnë falas 200 mijë qytetarë në ditë', Meta: Ky është autobusi i shpresës!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan premtimin e Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë, si shpresë e madhe për 200 mijë qytetarë të cilët çdo ditë përdorin urbanët.
Meta ka postuar një video në rrjetet sociale nga momenti i mbërritjes së kandidatit të opozitës në "Air Albania" me autobuz, sot gjatë mitingut madhështor të çeljes së fushatës elektorale.
"Ky autobuz është autobuzi i shpresës", thekson Meta.
"Është një shpresë e madhe jo thjesht për transportin falas çdo ditë për 200 mijë qytetarët e Tiranës, por ky autobuz është një shpresë e madhe se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare për shërbime që kurrë nuk shkojnë tek qytetarët, por që shkojnë tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë", shton më tej ai.