SYRI TV/ I riu konkurroi si lektor në akademinë ushtarake, Dorian Sevo: Konkursi ishte i paracaktuar
Dorian Sevo është një prej të rinjve, që ka zgjedhur që most a braktis shqipërinë, por të vijojë të kontribojë në vendin e tij. Sevo ka mbaruar studimet me rezultate maksimale, e i vlerësuar me çmime si student ekselent.
Por dëshira e tij për të qëndruar në Shqipëri është zbehur prej dyerve të mbyllura e që i përplasen fytyrës teksa kërkon punësim, apo garon për t'u bërë pjesë e institucioneve, ku si CV mban arritjet e shkëlqyera, por prej 2 vitesh endet i papunë.
“Kam mbaruar në moshën 23-vjeçare fakultetin me medalje studenti shkëlqyer, 80% 10-ta, pjesa tjetër 9-ta, asnjë 8-të në master. Kam dhe një PHD prej gati dy vitesh, më 8 qershor kam dy vite që kam gradën doktor dhe smë paguhet sepse jam pa punë dhe kur je i papunë stë jep shteti gjë”, u shpreh Sevo.
Rasti më i fundit që ai tregon është konkursi që ka zhvilluar për t'u pranuar si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.
Në garë me një tjetër konkurent, Sevo denoncon se është penalizuar jo për shkak të aftësive të tij, por prej paracaktimit të konkursit, ku atij i janë hequr pikë edhe për tregimin e gjeneraliteteve.
Madje, Dorian Sevo tregon edhe një episode gjatë konkursit, që sipas tij ishte sjellja arrogante e intervistuesit, që i la të nënkuptonte që ky konkurs kishte paracaktim.
Edhe pse me titullin Doktor Shkencash, Sevo është një nga qindra të rinjtë, që ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera, por që vendi ynë nuk i ofron një mundësi punësimi.