Gashi: S’kam parë entuziazëm më të madh në 10 vite! Berisha misionar, përtej së majtës dhe të djathtës

Analisti Shpend Gashi, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, foli për hapjen e fushatës nga Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në stadiumin Air Albania.

Gashi u shpreh se ka qënë present vetë në stadium dhe realiteti është më mirë seç e kapin kamerat, pasi ishte një entuziazëm i madh.

Sipas Gashit, ky prezantim i kandidatëve tregoi se nuk ka dallime mes tyre nëse kandidon për Tiranën apo Pustecin, pasi të gjithë u trajtuan njëlloj.

Analisti theksoi se Berisha tani më është si një misionar i cili po mbedh jo vetëm PD por të gjithë frontin opozitar përtej të majtës dhe të djathtës.

Gashi: E ndoqa vetë personalisht hapjen e fushatës për të pasur një perceptim se a duket njësoj si nga televizori dhe me thënë të drejtën  në realiet është më mirë seç kapin kamerat. Në 10 vite opozitë nuk kam parë ndonjëherë entuziazëm më të madh.

Sot po të shikoje të gjthë kandidatët u trajtuan njëlloj si ai i Tiranës si ai i Pustecit.

Berisha është një manual politik dhe e di shumë mirë se tani duhet të pranojë gabimet e veta dhe ia bëri njerëzve të ditur se kur iku me 1 milion vota kundër tij dhe jo pro Ramës, tani ka ardhur koha t’ja jepni Ramës votat kundër sepse është e keqja më e madhe që ka vendi.

Berisha e tregon dhe vetë se nuk ka ndonjë interes shumë të madh për karrierën e vetë politike pasi e ka goxha të arrirë dhe tani është si një misionar i cili po mbedh jo vetëm PD por të gjithë frontin opozitar përtej të majtës dhe të djathtës. Nëqoftë se ne jemi në këtë gjendje që jemi sot e kemi për shkak të paaftësisë së PD me kryetar Lulzim Basha i cili nuk kishte vokacion politik dhe nuk arrinte të mbrohej nga sulmet dhe balta që hidhte PS.

Kjo simbolikë sot ishte që të thoshte njerëzve se jemi dhe ne këtu. Pa frymë ti nuk lëviz dot nuk ka karburant politika. Doktori elektrizoi jo vetëm stadiumin por edhe ata jashtë.

Ka një lloj fryme sepse sot elektorati shqiptar ka nevojë për burra në politikë dhe politikanët nuk janë burra të mirë apo këqinj, ka burra të aftë dhe të paaftë, në përgjithësi politika është e pamoralshme edhe pse ka moralitet brenda. Ka virtyte por militon në pamoral sepse ti bën kompromise dhe aleanca jo të moralshme.

Sot jemi para një fronti që armiku i armikut tim është miku im.