VIDEO/ Shitën BMW X6 dhe e denoncuan të vjedhur, arrestohen 2 vëllezër nga Kosova
Shitën automjetin e tyre tip BMW X6 në Kamëz dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit, vihen në pranga dy vëllezër kosovarë.
Ndërkohë janë proceduar penalisht dy të tjerë, në rastin konkret blerësit e automjetit.
Gjatë operacionit të koduar "Insurance" janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMW X6, të cilin vëllezërit nga Kosova, Selim dhe Benet Gashi e shitën dhe më pas bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij.
Sipas policisë, vëllezërit nga Kosova shitën automjetin e tyre te V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë dhe e denoncuan të vjedhur me qëllim që të përfitonin nga siguracioni i makinës.
Pjesët e makinës janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh në Kavajë.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Insurance".
Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë.
Dy vëllezërit (S. G., dhe B. G.) kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMW X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.