U arrestua nga Kremlini nën akuzat për spiunazh, gazetari amerikan letër familjes: Nënë ti më përgatite për…
Një gazetar amerikan i burgosur në Rusi, në letrën e parë që i ka dërguar familjes së tij që nga arrestimi një muaj më parë, u ka bërë me dije të afërmve se nuk i ka humbur ende shpresat.
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u arrestua nga zyrtarët e agjencisë së sigurisë së Rusisë, duke e akuzuar për spiunazh, akuzë që mohohet si nga ana e tij, ashtu edhe nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Në një letër të shkruar me dorë, të publikuar nga Wall Street Journal, 31-vjeçari tha se ishte optimist.
“Dua të them se nuk po i humb shpresat. Unë lexoj, stërvitem dhe po përpiqem të shkruaj. Ndoshta, më në fund, do të shkruaj diçka të mirë”, ka shkruar ai
Nënë, ti, fatkeqësisht, për të mirë ose të keqe, më përgatite mirë për ushqimin e burgut”, vazhdon me humor letra e tij, duke shtuar se për mëngjes zakonisht konsumonte oriz ose drithëra me qumësht.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit, por një gjë të tillë e ka refuzuar Kremlini.