Leao si Haland, Bolonja hajmali për kuqezinjtë. Njihuni me statistikat e sfidës së sotme të Milanit

Milani do të luajë në transfertë kundër Bolonjës në sfidën e javës së 30-të të Serisë A. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më interesante të kësaj përballjeje.

– Bolonja nuk ka arritur asnjë sukses në 14 ndeshjet e fundit të Serisë A (B2, H12) kundër Milanit. Kuqeblutë kanë një seri të hapur negative më të gjatë në turne vetëm kundër Juventusit (4B, 17H).

Milani është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në transfertë (12F, 4 barazime) kundër Bolonjës në Serinë A, turne në të cilin, kuqezinjtë mburren me serinë më të gjatë të hapur të ndeshjeve jashtë fushe pa humbje vetëm kundër SPAL-it (19).

– Bolonja i ka fituar dy ndeshjet e fundit në Serinë A pa pësuar. Që nga shkurti i vitit 1973 kuqeblutë nuk kanë grumbulluar tri suksese radhazi duke mbajtur portën të paprekur në Serinë A.

– Bolonja nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit të Serisë A në shtëpi dhe nuk ka bërë më mirë që nga janari i vitit 2000, kur ata madje arritën tetë ndeshje shtëpiake radhazi me portë të paprekur.

– Në 23 ndeshjet me Tiago Motën në stol, Bolonja ka marrë mesatarisht 1.6 pikë për ndeshje, ndërsa në 6 të mëparshmet e këtij kampionati mesatarja ishte një pikë për ndeshje.

Që nga fillimi i shkurtit, Bolonja ka fituar 17 pikë në Serinë A, falë pesë fitoreve dhe dy barazimeve (2H): në këtë periudhë, vetëm Napoli, Juventusi (të dy 21) dhe Lacio (20) kanë bërë më mirë.

– Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ‘djalli’ nuk arriti të shënojë kundër Empolit. Kampionët e Italisë nuk kanë kaluar dy ndeshje radhazi pa shënuar në Serinë A që nga prilli 2022 (në atë rast, një nga të dy ishte kundër Bolonjës).

– Milani fitoi 4-0 kundër Napolit në ndeshjen e fundit jashtë fushe në kampionat, pas dy humbjeve radhazi në transfertë. Djemtë e Piolit nuk kanë arritur të paktën dy fitore radhazi jashtë shtëpisë që nga tetori i kaluar (tri në atë rast).

– Musa Barrou është lojtari që është përfshirë në më shumë gola këtë prill 2023 (katër: një gol dhe tri asistime), gambiani mund të përfshihet në të paktën një gol në tri ndeshje radhazi në Serinë A për herë të parë që nga tetori 2021 (katër ndeshje në atë rast).

– Në pesë kampionatet më të mira europiane, Rafael Leao është vetëm një nga pesë lojtarët e lindur pas vitit 1999 me më shumë se 20 gola dhe më shumë se 10 asistime në dy sezonet e fundit; të tjerët janë Saka, Haland, Vinicius dhe Diabi.