Egnatia 'blindon' për dy sezonet e ardhshme ish-mbrojtësin e Kombëtares

Klubi i Egnatias ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Hysen Memolla edhe për dy sezonet e ardhshme.

I mbërritur në Rrogozhinë gjatë merkatos së janarit, 30-vjeçari i ka përmbushur pritshmëritë ndaj drejtuesit i kanë ofruar kontratë dyvjeçare, të cilën e ka pranuar.

Deri në qershor të vitit 2025, Memolla do të jetë pikë referimi e mbrojtjes së Egnatias, klub që duket se ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Superiore.