FOTO/ Transporti falas/ Belind Këlliçi mbërrin në stadium me autobus

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, mbërriti në stadium me një autobus të badhë.

Mbërritja me autobus simbolizonte një nga premtimet kryesore të fushatës së tij, atë të transportit publik falas.

Më herët, në podium ishin ngjitur 60 kandidatët e tjerë të opozitës. Të gjithë u pritën me ovacione në stadiumin ‘Air Albania’.

Por mbërritja e Këlliçit ishte moment kulminant gjatë prezantimit të kandidatëve.