VIDEO/ Balliu: U shemb çdo sulm nga kombëtarë e ndërkombëtarë që kërkonin ta fshinin PD-në!

Klevis Balliu, Sekretari i Organizimit në PD, shprehu mirënjohjen e thellë sot për demokratët në nisje të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Kam një falënderim të jashtëzakonshëm,- tha Balliu. -  të përzemërt për të gjithë ata që kanë bërë një luftë të jashtëzakonshme. Karakteri i strukturave dhe i anëtarëve të PD, arriti të shembë çdo sulm të ulët dhe të paguar nga kombëtarë e ndërkombëtarë që kërkonin ta fshinin PD-në nga historia, ta fshinin opozitën nga Shqipëria, por falë mundit, karakterit të tyre të fortë, besimit të tyre, parimit që mbrojnë arritën të mbrojnë nga çdo sulm që erdhi drejt opozitarizmit në Shqipëri. Një falënderim të thellë e të sinqertë.”