Kryeplakut të Korçës të dyshuar për përdhunim, arrest me burg si masë sigurie

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për 29-vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare nga i njëjti fshat.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për akuzën e kryerjes së marrëdhenieve seksuale me 23-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.

Para gjykatës, i riu nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte të cilat e implikojnë Rrapon në këtë ngjarje.

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë, ekspertiza mjeko-ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës delikate së çështjes.