Pse flokët e kësaj gruaje kanë vendosur një rekord të ri Guinness

Një grua në Louisiana, e cila i ka thyer rekordet Guinness për afron më të madhe në tre herë të ndryshme në 13 vitet e fundit, thotë se do të vazhdojë të thyejë rekord për të përcjellë bukurinë e flokëve natyralë.

Afro – një model në të cilin kaçurrelat priten në mënyrë të tillë që të stilohen në formë të rrumbullakosur.

Aevin Dugas tha për Rekordet Botërore Guinness se vendosi të lakmonte rekordin sepse disa kultura i kanë lidhur historikisht flokët e drejtë me bukurinë.

Rekordi i modelit afro – i cili te Aevin është më shumë se 25 cm i gjatë dhe 26 cm i gjerë – kërkon “prerje të shpeshta dhe regjime stilimi” për t’u mbajtur, sipas Guinness.

Në intervistën e saj me Guinness, Aevin tha se i pëlqente se si flokët e saj të veçantë e ndihmojnë atë "të dallohet në një dhomë plot me njerëz”. Flokët afro për njerëzit me ngjyrë janë një karakteristikë që përfaqëson identitet dhe krenari.