A do të kandidojë sërish? Biden: Do ta shpall vendimin tim së shpejti
Joe Biden do të shpallë vendimin e tij nëse do të kandidojë ose jo përsëri për zgjedhjet presidenciale të 2024 “relativisht së shpejti”.
Kështu u tha presidenti amerikan gazetarëve që e shoqëronin në Dublin.
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, duke i dhënë fund spekulimeve se do të sfidonte ish-shefin e tij Donald Trump.
“Ky nuk është momenti im”, tha Pompeo në një intervistë për Fox News.