Haaland zbulon ‘ilaçin’ e tij magjik
Golashënuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ishte në rendin e ditës me postimin e tij në rrjetet sociale.
Ylli norvegjez ka shpërndarë një foto të tij duke pirë qumësht, foto të cilat i ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Unë dhe ilaçi im magjik”.
Postimi mori mbi 100 mijë pëlqime dhe shumë komente.
Erling Haaland ka bërë 39 paraqitje për Manchester City këtë sezon.
Ylli norvegjez në këto ndeshje realizoi 45 gola dhe 6 asistime.