Shëngjin, humb jetën një punëtor 45 vjeç pas rrëzimit nga skela

Një punëtor në Shëngjin ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skela në kohën kur po punonte. Ai quhet Arjan Lazri, është 45 vjeç dhe banor i fshatit Kallmet

Policia e Lezhës njoftoi se  ngjarja ndodhi rreth orës 8:00.

"Në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë. 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes."