Bundesliga/ Schalke 04 fiton ‘derbin’ e mbijetesës dhe lë Herthën e Berlinit në vendin e fundit

Schalke 04 rikthehet te suksesi pas katër ndeshjeve dhe këtë e bën në shtëpi ndaj Hertha Berlin, në duelin e mbijetesës.

Sfida e parë e javës së 28-të në Bundesligë u mbyll me rezultatin 5-2.

Blutë kaluan shpejt në avantazh, me Skarke i cili realizoi pas 3 minutash lojë, ndërsa Bulter dyfishoi në minutën e 14-të.

Berlinezët reaguan në fundin e fraksionit, në kohën shtesë me Jovetic dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Schalke realizoi përsëri shpejt, në minutën e 48-të me anë të Terodde.

Bulter e çoi rezultatin në 4-1 në minutën e 78-të, ndërsa Hertha reagoi pak minuta më vonë me Richter, i cili shënoi në minutën e 84-të.

Teksa në fund në minutën e 90+2 Kaminski vulosi rezultatin e këtij takimi duke i dhuruar ekipit të tij golin e pestë.

Një sukses i rëndësishëm për vendasit, kjo pasi Schalke 04 prek kuotën e 24 pikëve dhe momentalisht shkon në vendin e 16-të, duke lënë vendin e fundit, pozicion në të cilin zbret Hertha Berlin që mbetet me 22 pikë.