'Piranjat'/ A e mbajti peng ILD gjyqtarin Astrit Kalaja në këmbim të vulës së PD?

Emisioni investigativ "Piranjat", në Syri Tv, zbuloi të premten e kaluar listën e magjistratëve që ishin referuar në ILD, për verifikim.

Mes gjyqtarëve të proceduar ishte edhe ai i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja. 

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë e ka mbajtur të fshehtë procedimin e gjyqtarit.  

Gjyqtari në fjalë është njëri nga treshja e trupës gjykuese që i dha vulën e PD, Enkelejd Alibeajt me vendimin e datës 3 mars. 

Kalaja ka qenë nën hetim nga ILD pasi vendimet e tij në të kaluarën janë ankimuar nga qytetarët, institucionet dhe subjekte të ndryshme. 

Mirëpo, çështja e gjyqtarit Astrit Kalaj është administruar në 20 shkurt të vitit 2020, por edhe pse kanë kaluar 3 vite, dosja e tij është ende në fazën e shqyrtim-vlerësimit.

Kurrsesi, nuk do pranonim asnjëherë të themi që gjyqtari Astrit Kalaja mund të mbahet peng me atë dosje, sa të mbyllen disa punë me çështjet e brendshme të PD.

Ne nuk do t’i artikulojmë asnjëherë këto akuza si ndaj këtij institucioni elitar, po ashtu edhe ndaj gjyqtarit te nderuar të çështjes së vulës.

Vetëm se, në respekt të plotë të ligjit dhe institucioneve, po kërkojmë, për transparencë të publikut, të mësojmë disa të vërteta, të cilat kemi besim se ILD, do të na i sjellë në të ardhmen.