VIDEO/ Asist nga Icardi, Milot Rashica realizon gol fantastik për Galatasarayn
Shqiptari i Kosovës, Milot Rashica, ka tundur rrjetën me fanellën e Galatasarayt në duelin ndaj Kaiserisporit të vlefshëm për javën e 29-të të Super Ligës turke.
Në minutën e 23-të, pas asistit të marrë nga Icardi, Rashica udhëhoqi bukur topin, u fut brenda zonës dhe me një gjuajtje të kalibruar me të djathtën dyfishoi shifrat.
⚽️GOL! 24' Milot Rashica
— GOLTUBE - Anında Goller (@anindagol22) April 14, 2023
Galatasaray 2-0 Kayserispor pic.twitter.com/7Y1nnwrjB8
Vlen të theksohet se në minutën e 18-të, ishte argjentinasi Icardi që shënoi golin e avantazhit për Galatasarayt, që marshon i sigurt drejt titullit kampion me një diferencën +11 nga ndjekësit e Fenerbahçes që kanë një ndeshje më pak.